Micevski: Kemi dorëzuar kërkesë për debat në Kuvend për ndryshime ligjore dhe forcimin e sigurisë në komunikacion

nga D V

Shkup, 3 shkurt – Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski, përmes rrjeteve sociale informoi se grupet parlamentare të OBRM-PDUKM-së, VLEN-it dhe ZNAM-it kanë dorëzuar kërkesë për mbajtjen e debatit publik me qëllim të analizimit dhe përcaktimit të nevojës për ndryshim të rregulloreve ligjore, me qëllim rritjen e sigurisë së qytetarëve.

“Sot si grupe parlamentare të OBRM-PDUKM-së, VLEN-it dhe ZNAM-it kemi paraqitur kërkesë për mbajtjen e dëgjimit publik me qëllim të analizimit dhe konstatimit të nevojës për ndryshimin e rregulloreve ligjore, me qëllim të rritjes së sigurisë së qytetarëve.

Presim mbështetje nga të gjithë deputetët dhe tejkalimin e problemeve sistematike me të cilat po ballafaqohemi vitet e fundit”, thuhet në postimin e Micevskit në Facebook.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More