AAK nënshkruan deklaratën e zotimit për përfshirjen e të drejtave të personave me nevoja të veçanta në praktikat qeverisëse

nga D V

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka nënshkruar një deklaratë të zotimit që synon përfshirjen e çështjeve që kanë të bëjnë me të drejtat e personave me nevoja të veçanta në praktikat qeverisëse.

Kjo deklaratë është nënshkruar me qëllim të krijimit të kushteve të barabarta dhe sigurimin e një jetese të pavarur dhe dinjitetshme për të gjithë qytetarët, pa asnjë diskriminim, duke përfshirë edhe ata me aftësi të kufizuara.

Ky angazhim tregon vullnetin e AAK-së për të siguruar përfshirje të plotë dhe mundësi të barabarta për çdo individ në shoqëri, duke i mundësuar atyre pjesëmarrjen e dinjitetshme në jetën sociale, ekonomike dhe politike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More