Taravari në SHBA, takon kongresmenin republikan Pete Sessions

nga Xh M

Uashington, 5 shkurt – Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ndodhet për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në lutjet e mëngjesit.

Gjatë qëndrimit të tij, Taravari zhvilloi një takim me kongresmenin republikan, Pete Sessions.

Ky takim vjen si pjesë e angazhimeve të Taravarit për të forcuar marrëdhëniet ndërkombëtare dhe për të promovuar çështjet e rëndësishme për shqiptarët dhe rajonin.

Kujtojmë që Taravari ishte i ftuar edhe në inaugurimin e presidentit amerikan Donald Trump javë më parë në Uashington.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More