Georgiev: Shkupi ka problem me Brukselin, jo me Sofjen

nga Xh M

Sofje, 6 shkurt – Nuk ka asnjë problem dypalësh midis Sofjes dhe Shkupit, por midis Brukselit dhe Maqedonisë së Veriut, tha për ministri i Jashtëm bullgar, Georg Georgiev, duke shtuar se zbatimi i “propozimit francez” do të “monitorohet rreptësishtë” nga autoritetet bullgare.

“Bullgaria mbetet jashtëzakonisht konsistente në politikën e saj ndaj Ballkanit Perëndimor dhe integrimit evropian të të gjitha vendeve në rajon. Në vitin 2022 u arrit një konsensus evropian (propozimi francez), i cili do të ndiqet në mënyrë rigoroze. Çdo vend duhet të respektojë kriteret, t’u përmbahet atyre. Anëtarësimi në BE bazohet në meritat e veta”, tha Georgiev për “BGNES”.

Georgiev shtoi se “Bullgaria dhe qeveria mbeten absolutisht të palëkundur dhe të përkushtuar ndaj kësaj qasjeje.

“Për ne, siguria dhe integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Ky është një investim në stabilitetin e gjithë Evropës dhe ne e njohim atë si vendin që nisi, inkurajoi dhe katalizoi këtë proces në vitin 2018. Ne njohim dhe mbrojmë interesat tona kombëtare dhe interesat e të gjithë Bashkimit Evropian. Marrëveshja e arritur nuk është një çështje dypalëshe mes Sofjes dhe Shkupit, por mes Brukselit dhe fqinjëve tanë nga Maqedonia e Veriut”, shtoi ministri bullgar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More