Mexhiti: Hfz. Sadudin Sulejmani ishte emblemë e fesë islame dhe krenari për Shkupin

nga D V

Shkup, 19 shkurt – Shkupi dhe mbarë komuniteti mysliman në Maqedoninë e Veriut janë në zi pas ndarjes nga jeta të hafëz Sadudin Sulejmanit, një prej figurave më të shquara të fesë islame në vend.

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen, të afërmit dhe gjithë besimtarët myslimanë, duke e cilësuar Sulejmanin si një emblemë të jetës fetare islame dhe një krenari për Shkupin me sukseset e tij në garat ndërkombëtare të recitimit të Kuranit.

“Sot ndahemi nga një zë i mrekullueshëm dhe një personalitet i qëndrueshëm, por kujtimi i tij do të mbetet përgjithmonë,” theksoi Izet Mexhiti.

Izet Mexhiti – zëvendëskryeministri i parë

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More