Rikthehet shfaqja “Djali” në Teatrin e Qytetit të Gjilanit – shfaqje që zbërthen dhimbjet e heshtura të familjeve moderne

nga D V

Rikthehet shfaqja “Djali” i Florian Zeller në Teatrin e Qytetit të Gjilanit. Me datë 20-21, shfaqja “Djali” do të ngjitet në skenë për dy netë radhazi duke premtuar të ofrojë emocione të veçanta.

Shfaqja “Djali” synon të zbulojë dhimbjet e fshehura dhe të heshtura të familjeve moderne, duke eksploruar ndërlikimet emocionale dhe sfidat që fshihen pas fasadës së përditshmërisë.

“Nën regjinë e Erson Zymberit, kjo shfaqje prek thellësisht me rrëfimin e saj për familjen, dhimbjen dhe përpjekjen për të kuptuar njëri-tjetrin. Një dramë që nuk është vetëm histori – është jetë”, thuhet në njoftim.

Në role interpretojnë aktorët: Kushtrim Qerimi, Yzeir Meha, Safete Mustafa-Baftiu, Tringa Hasani dhe Florent Salihu.

“Djali’ është historia e një familjeje në krizë. Është një thirrje që shkon përtej zërit të zakonshëm të skenës, e cila kërkon të zbulojë ato dhimbje të thella që fshihen pas formave apo fasadave të heshtura të familjeve modern”, thuhet tutje në njoftim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More