Komuniteti kinez i biznesit e kundërshton me forcë zgjerimin e tepruar nga Shtetet e Bashkuara të konceptit të sigurisë kombëtare dhe pengimin e shkëmbimeve dypalëshe ekonomike e tregtare, theksoi të hënën Këshilli për Promovimin e Tregtisë Ndërkombëtare i Kinës (CCPIT).
Në përgjigje të një pyetjeje rreth memorandumit “Politika e Investimeve ‘Amerika e Para”, një zëdhënës i CCPIT-it u shpreh se Shtetet e Bashkuara jo vetëm po kufizojnë investimet nga Kina në sektorë të tillë si teknologjia, infrastruktura kritike, shëndetësia, bujqësia, energjetika dhe lëndët e para nëpërmjet shqyrtimeve të sigurisë, por gjithashtu po i përdorin sanksionet ekonomike dhe auditet financiare për të forcuar kontrollin mbi investimet në Kinë për sa i përket sferës së industrisë, llojeve të investimeve dhe burimeve të financimit.
Zëdhënësi paralajmëroi që, në qoftë se zbatohen, këto masa do të ndikojnë rëndë mbi funksionimin normal të biznesit