Një 17-vjeçar me automjet ka dalë nga rruga, janë lënduar edhe tre të mitur

nga D V

Shkup, 25 shkurt – Dy bashkudhëtarë të mitur kanë marrë lëndime të rënda trupore në një aksident që ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Llazar Liçenoski” në Shkup. I mituri i cili drejtonte me automjetin dhe një bashkudhëtar kanë marrë lëndime të rënda trupore.

Siç informojnë nga MPB, në SPB Shkup mbrëmë në orën 3:30 ishte denoncuar se në rrugën “Llazar Liçenoski” në Shkup, një veturë e udhëtarëve “shevrolet spark” me targa të Shkupit, i drejtuar nga një 17-vjeçar nga Shkupi, ka dalë jashtë rrugës.

“Në aksident lëndime të rënda trupore kanë marrë dy bashkudhëtarët e tij të mitur, ndërsa lëndime trupore kanë marrë edhe i mituri i cili e drejtonte automjetin dhe edhe një bashkudhëtar, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit ‘Shën Naumi i Ohrit’. Është kryer mbikëqyrje nga ekipi mbikëqyrës nga SPB Shkup”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More