Perkujtohen dëshmorët Muhamet Gashi dhe Gazmend Baliu në 26-vjetorin e rënies së tyre

nga D V

Gjatë ditës së sotme janë kujtuar dëshmorë Muhamet Gashi dhe Gazmend Baliu në 26 vjetorin e rënies së tyre.

Në kuadër të saj u mbajtën homazhe në varrezat e dëshmorëve në Shipol, shkruan Telegrafi.

Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Mitovicës, Vesa Broja dhe drejtorë komunal kanë zhvilluar homazhe për të nderuar sakrificën dhe kontributin e të gjithëdëshmorëve që ranë për lirinë e Kosovës.

“Në këtë përvjetor të rëndësishëm, u theksua se veprat dhe sakrificat e tyre mbeten të çmuara për pavarësinë e Kosovës, duke kujtuar se ata janë simbol i qëndresës dhe luftës për lirin e vendit”, thuhet në njoftim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More