Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, saktësisht nga votimi në përfaqësi diplomatike.
Nga rezultatet e gjertanishme prin Lëvizja Vetëvendosje me 81.89 për qind të votave.
Më pas vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 7.21 për qind të votave, Partia Demokratike e Kosovës me 5.75 për qind, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 1.54 për qind, Koalicioni për Familje 1.07 për qind dhe “Yenilikçi Türk Hareket Partisi” me 0.74 për qind.

Këto rezultatet janë deri të mërkurën në ora 23:48, ndërsa nga 43 vendvotime janë procesuar 19 sosh.
Më poshtë mund t’i gjeni rezultatet nga disa përfaqësi diplomatike, gjersa për disa ende nuk ka filluar numërimi. /Telegrafi/









