Momenti kur aeroplani luftarak rus fluturon pak metra larg dronit francez në Mesdhe

nga D V

Një video e postuar në rrjetet sociale, shfaq momentin kur aeroplani luftarak rus Su-35 fluturon pak metra larg droni francez Reaper në Mesdhe, kanë njoftuar zyrtarët francezë.

Ministri francez i Mbrojtjes, Sebastien Lecornu ka postuar gjithashtu pamjet e dronit MQ-9 që po fluturonte mbi det.

Aeroplani Sukhoi i afrohet dronit francez, lëvizje kjo që sipas Lecornu është cilësuar si e “rrezikshme”.

Ai theksoi se aeroplani rus ka bërë tre “kalime shumë të afërta”, që ai paralajmëron se mund të ketë çuar në “humbjen e kontrollit të dronit”.

“Ky ishte një veprim i qëllimshëm, joprofesional dhe agresiv që është i papranueshëm”, ka shkruar Lecornu në X.

Ai mban këtë rol që nga viti 2022, dhe siguroi se Franca “do të vazhdojë të veprojë për të mbrojtur liritë e lëvizjes në hapësirat ndërkombëtare ajrore dhe detare”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More