Fetai nga Prekazi: Përulje para sakrificës sublime të Komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jasharit dhe familjes së tij

nga D V

Shkup, 6 mars – Zëvëndëskryeministri, Arben Fetai, sot ka vizituar Prekazin, nga ku ka shkruar që ka qenë nder i veçantë përulja në atë vend shenjtë.

“Sot patëm nderin të ishim në Prekaz për t’u përulur para sakrificës sublime të Komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari dhe familjes së tij. Në këtë vend të shenjtë të historisë sonë, nuk nderojmë vetëm rënien heroike të familjes Jashari, por edhe përpjekjen shekullore të kombit tonë për liri dhe mëvetësi. Kosova moderne, demokratike, me orientim euroatlantik, është ndërtuar mbi vlerat e luftës çlirimtare, një luftë ku një komb i tërë u bë pjesë e përpjekjes për liri. Sot, çdo shqiptar duhet të ndjehet krenar për këtë rrugëtimin dhe të ketë besim të plotë në të ardhmen e sigurt të shtetit të të pavarur dhe sovran të Kosovës. Lavdi e përjetshme heronjve të kombit!”, ka shkruar zëvëndëskryeministri, Arben Fetai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More