Duda: Anëtarët e NATO duhet të rrisin menjëherë shpenzimet në të paktën tre përqind të BPK-së

nga Xh M

Varshavë, 6 mars – Të gjitha vendet anëtare të NATO-s duhet të rrisin menjëherë shpenzimet e mbrojtjes në të paktën tre për qind të BPK-së, tha sot presidenti polak Andrzej Duda në një konferencë të përbashkët për shtyp në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte.

“Unë i kam paraqitur një kërkesë me shkrim Sekretarit të Përgjithshëm për ta ngritur këtë çështje në samitin e ardhshëm në Hagë dhe për të marrë një vendim për të ndarë të paktën tre për qind të BPK-së së vendeve anëtare të aleancës për mbrojtjen”, tha Duda.

Synimi i anëtarëve të NATO-s është të ndajnë dy për qind në vit, ndërsa Kroacia, Portugalia, Italia, Belgjika, Luksemburgu, Sllovenia dhe Spanja ndajnë më pak se dy për qind të BPK-së, sipas të dhënave të Aleancës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More