Prokuroria e Bosnje dhe Hercegovinës lëshoi një urdhër për ndalimin për marrjen në pyetje të presidentit të Republika Sërpska, Milorad Dodik, kryeministrin Radovan Vishkoviq dhe kryetaren e Asamblesë Kombëtare të Reublika Sërpska-së Nenad Stevandiq.
Dodik, Vishkoviq dhe Stevandiq duhet të merren në paraburgim nga policia gjyqësore me ndihmën e ndonjë agjencie policore.
Prokuroria i akuzon se kanë kryer veprën penale të “sulmit të rendit kushtetues”, transmeton Telegrafi.
Ata nuk iu përgjigjën më parë thirrjes së Prokurorisë së BeH për dëgjim. Dodik tha të enjten e kaluar se kishte marrë një ftesë, por të hënën pretendoi të kundërtën.
Nëse të tre nuk merren në paraburgim, do të lëshohet një urdhër i brendshëm sipas të cilit çdo agjenci policore brenda BeH, duke përfshirë policinë kufitare, mund t’i marrë ata në paraburgim.
Kujtojmë se në numrin e 19-të të Gazetës Zyrtare ka dekrete për shpalljen e katër ligjeve të miratuara nga Asambleja Kombëtare e Republika Sërpska-së në një seancë të posaçme të 27 shkurtit, të cilat cenojnë rendin kushtetues të BeH dhe kërkojnë të ndalojnë veprimtarinë e Prokurorisë së BeH-së e Gjykatës.
Këto ligje janë shfuqizuar me një vendim të përkohshëm të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë e Hercegovinës.