AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

nga D. V.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, e dënon në termat më të ashpër gjuhën seksiste, të papranueshme dhe të ulët të Visar Gecit kundër gazetares së KOHA-s, Meridiana Statovci.

Geci shërben si këshilltar i kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe ka sulmuar gazetaren Statovci me gjuhë denigruese për shkak të raportimeve rreth punimeve në rrugën “George W. Bush” në kryeqytet.

AGK-ja kërkon nga kryetari Rama që të distancohet qartë dhe ta dënojë këtë gjuhë, e cila vjen nga një zyrtar me të cilin ai punon.

“Një sjellje e tillë vështirëson punën e gazetareve dhe bëhet edhe më e rëndë kur drejtohet ndaj gazetareve gra, në përpjekjen e qartë për të denigruar punën e tyre”, thuhet në reagim e tyre.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More