Ministri i Shëndetësisë Taravari do t’i vizitojë pacientët në Selanik dhe Sofje

nga D. V.

Shkup, 17 mars – Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot do t’i vizitojë pacientët në Selanik dhe Sofje, ndërsa ishin pjesë e grupit kritik të fatkeqësisë në Koçan. Sipas informacioneve, pacientët janë jashtë rrezikut për jetën.

Në konferencën e sotme për media para Qendrës emergjente të kompleksit klinik “Nënë Tereza” në Shkup, ministri tha se ajo që varet nga ne është bërë.

“Të jemi të kujdesshëm dhe t’u japim atyre mbështetjen maksimale mjekësore. Ajo që varet nga ne është bërë plotësisht. Shpresoj që edhe vendet mike që duan të na ndihmojnë do të japin maksimumin nga vetja e tyre”, deklaroi Taravari.

Ai informoi se nga tre pacientët e rinj nga Koçani, dy janë në Qendrën klinike, ndërsa një në Spitalin “8 Shtatori”.

“Spitalet në Koçan dhe Shtip mbeten pa pacientë, siç ka qenë strategjia për t’i sjellë në Shkup për trajtim në nivelin terciar të shëndetësisë”, tha ministri.

Ai shtoi se në Shkup ka 84 pacientë, ndërsa deri në fund të ditës 26 të tjerë duhet të dërgohen në vendet e tjera: Slloveni (4), Kroaci (4), Austri (6) dhe Beograd (12). Në Maqedoni do të qëndrojnë gjithsej 58 pacientë.

“Gjendja është stabile. Në vazhdimësi po marrim informacion nga të gjitha spitalet ku po trajtohen pacientët”, shtoi ministri.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More