Shkaktoi zhurmë të madhe, policia ia sekuestron veturën “Chrysler” shtetasit turk

nga Xh M

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se i është sekuestruar vetura “Chrysler” një shtetasi të Turqisë, pasi i njëjti është kapur duke shkaktuar zhurmë të madhe në bulevardin “Aradhet Partizane” në Shkup.

“Sot (30.03.2025) rreth orës 01.00 nga ana e nëpunësve policorë nga Departamenti për siguri në trafikun rrugor në SPB Shkup në bulevardin “Aradhet Partizane” kanë marrë veturën “Chrysler” me targa të Shtipit me shofer S.G. Republika e Turqisë me vendqëndrim të përkohshëm në Shkup pasi shkaktoi zhurmë të madhe”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.

Më tej nga atje bëjnë të ditur se S.G.-së i është shqiptuar gjobë përkatëse, kurse vetura nën dyshime për parregullsi teknike, do të dërgohet në stacion për kontroll teknik ku do të vlerësohet se nëse është teknikisht në rregull dhe nëse i plotëson kushtet për pjesëmarrje në komunikacion.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More