Prokuroria Themelore në Ferizaj në një konferencë për media ka njoftuar se nga provat materiale të siguruara shihet se polici Muhamed Lika u vra të martën në mbrëmje në Kaçanik nga dy persona.
Deri tash nuk ka të arrestuar e as të identifikuar.
Kryeprokurori Burim Çerkini ka thënë se autorët shihen në pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë. Ai ka thënë se autorët duken të rinj në moshë.
Sipas tij, autorët s’kanë përdorur maska, por kanë pasur kapela, sipas Prokurorisë. “Megjithatë, ka qenë natë dhe ka qenë zor të identifikohen”, ka thënë ai.
