Takimi me kryeministrin, Filipçe mohon se ka marrëveshje Mickoski-Zaev: Nuk ka dimension etnik

nga D. V.

Shkup, 3 prill – Kreu i LSDM-së, Venko Filipçe thotë se takimi i sotëm i tij me kryeministrin Hristijan Mickoski nuk ka karakter etnik, përcjell TV21. Filipçe demantoi akuzat e BDI-së se ka marrëveshje Zaev-Mickoski, siç thonë nga BDI që shërben “si çadër mbrojtëse për oligarkinë tranzicionale në vend”.

“Jo absolutisht jo, për këtë kam demantuar. Nuk ka dimension etnik kjo mbledhje, të gjithë janë të ftuar, të gjithë liderët duhet të marrin pjesë në mbledhjet e ardhshme, sepse kjo është për të mirën e shtetit dhe të gjithë qytetarëve. Dmth nuk ka pasur marrëveshje Mickosk-Zaev, siç thuhet? Jo, kjo është nismë që doli pas krizës që ndodhi në Koçan.”, tha Filipçe/tv21.tv

https://www.facebook.com/tv21hd/videos/1086096729993376/?ref=embed_video

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More