Tre pacientë janë në gjendje kritike, 15 janë të intubuar

nga D. V.

Shkup, 4 prill – Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, sot informoi se ka edhe tre pacientë të tjerë në gjendje kritike të cilët po trajtohen jashtë vendit, ndërsa 15 pacientë janë intubuar.

“Aleksandri i cili humbi jetën mëngjesin e sotëm, ishte në gjendje më të rëndë nga katër pacientët kritikë. Të shpresojmë që gjendja e tre të tjerëve të përmirësohet, megjithëse mund të ketë fluktuim në gjendjen shëndetësore të pacientëve më të rëndë që ndodhen jashtë vendit. Megjithatë, jo më shumë se 15 pacientë janë të intubuar, të tjerët janë të ekstubuar dhe kjo është një prognozë e mirë. Megjithatë, le të presim derisa të gjithë të kthehen në vend”, ka thënë Taravari.

Ministri kumtoi se sot pritet të kthehen në vend edhe tre pacientë të tjerë që po trajtohen jashtë vendit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More