Tragjedia në Koçan, Spasovski: Hetimi është i dyshimtë

nga Xh M

Shkup, 5 prill – “Më e rëndësishmja tani është që hetimi të japë përgjigje për pyetjet për tragjedinë në Koçan dhe të përcaktojë përgjegjësinë”, thotë ish-ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, për tragjedinë me zjarrin në Koçan.

“Përgjegjësinë kryesore duhet ta ketë hetimi, i cili nuk do të jetë selektiv dhe që do të përcaktojë faktet dhe lidhjen shkakësore të aksidentit. Por nga ajo që kemi parë deri më tani, përgjegjësi nuk kërkohet nga asnjë bartës aktual i pozitës dhe funksionit, përveç kryetarit aktual të Komunës së Koçanit, që ngre dyshime për hetimin”, tha deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski në emisionin “Trilling” në TV24.

Ai deri më tani tha se hetimi nuk ka qenë korrekt, duke numëruar një sërë lëshimesh që po bëhen në hetim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More