Për shkak të vizitës së kryeparlamentares slovene Urshka Klakoçar Zhupançiq, deri të premten regjim i posaçëm në kryeqytet

nga Xh M

Shkup, 8 prill – Nga nesër 09.04.2025 e deri të premten 11.04.2025 në Shkup do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Siç bëjnë të ditur nga MPB, kjo ndodh për shkak të vizitës zyrtare të H.E. Urshka Klakoçar Zhupançiq, kryetare e Kuvendit Shtetëror të Republikës së Sllovenisë.

“Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në zonën e qytetit të Shkupit. SPB Shkup u bënë thirrje të gjithë qytetarëve pjesëmarrës në komunikacion që të respektojnë urdhërat e dhëna nga zyrtarët policorë”, theksojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More