Von der Leyen mirëpret pezullimin e tarifave reciproke nga Trumpi

nga D. V.

Vendimi dramatik i presidentit amerikan Donald Trump për të ndalur tarifat e larta të vendeve, është një hap i rëndësishëm drejt stabilizimit të ekonomisë globale.

Kështu të paktën ka thënë këtë mëngjes presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, transmeton Telegrafi.

Shefja e BE-së tha se ajo përshëndeti pauzën e Trump, dhe blloku mbetet i përkushtuar ndaj negociatave konstruktive me SHBA-në, me qëllimin e arritjes së “tregtisë pa fërkime dhe reciprokisht të dobishme”.

Trump javën e kaluar kishte njoftuar një tarifë të gjerë 20% për importet amerikane nga BE-ja, si pjesë e tarifave të tij globale “reciproke”.

Por në ndryshimin e tij dje ai njoftoi një pauzë prej 90 për shumicën e partnerëve tregtarë, përfshirë BE-në.

 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More