Gazetari Christian Falk raporton se Bayern Munich shpreson të rikuperojë një pjesë të 51 milionë eurove që i pagoi te Fulhamit për Joao Palhinha në vitin 2024.
Mesfushori portugez shihet si një dështim në Bundesligë, por ende ka një reputacion të fortë në Ligën Premier, për të cilën Bayern Munich shpreson të tërheqë oferta solide.
Palhinha e ka humbur vendin e tij në skuadër, me Aleksandar Pavlovic – që shihet si e ardhmja e klubit, së bashku me Tom Bischoff.
Më e rëndësishmja, Palhinha nuk i përshtatet sistemit të Vincent Kompany. Ai ishte një nënshkrim i përafruar me vizionin e Thomas Tuchel, jo me vizionin e trajnerit belg, por që Bayern Munich luftoi shumë derisa e solli.
Madje për shumë kë ishte e çuditshme se si Bauern Munich po afron aq shumë para.
Tani, Bayern Munich dhe Kompany janë dakord: nëse shfaqet një mundësi, ata duan të shesin Palhinha këtë verë.
29-vjeçari ende beson se mund të ketë sukses në klub, ndërsa ai nuk u paraqit në barazimin 2-2 me Borussia Dortmundin dhe nuk ka gjasa të luajë në ndeshjet e kthimit të Ligës së Kampionëve kundër Interi, lojëra për të cilat ishte blerë fillimisht.
Pavarësisht kësaj, Palhinha mbetet i vendosur të luftojë për vendin e tij, edhe pse klubi shpreson se ai do të pranojë një rikthim në Ligën Premier.