Rusia shpall armëpushim të njëanshëm 72-orësh në Ukrainë

nga D. V.

Rusia ka shpallur armëpushim të njëanshëm 72-orësh në Ukrainë.

Ajo gjithashtu i ka bërë thirrje Kievit “që të pajtohet me pauzën”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Presidenti Vladimir Putin tha të hënën pasdite se forcat ruse do të zhvillojnë luftime nga mesnata e 8 majit deri në mesnatën e 10 majit.

Njoftimi vjen mes presionit në rritje nga Shtetet e Bashkuara që Moska të bie dakord për një armëpushim të plotë në konflikt.

Rusia do të shënojë 80 vjetorin e përfundimit të “Luftës së Madhe Patriotike”, që është termi i saj për luftën me Gjermaninë në 1942-1945, e njohur si Lufta e Dytë Botërore për aleatët e saj të atëhershëm, më 9 maj.

Në një deklaratë, Kremlini i bëri thirrje Kievit që t’i bashkohet armëpushimit të përkohshëm, por u zotua se në rast të shkeljeve nga pala ukrainase, forcat e tij të armatosura do të japin një “përgjigje adekuate dhe efektive”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More