Limaj-Nisma: Vështirë të ketë konstituim pa marrëveshje politike

nga D. V.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë është i pamundur pa një marrëveshje politike paraprake që siguron shumicën parlamentare, raporton Ekonomia Online.

“Konstituim i Kuvendit dhe i Qeverisë vështirë se bëhet pa marrëveshje politike. Koalicion, i cili e përcakton dhe e vendos shumicën parlamentare. Ajo shumicë e zgjedh kryetarin e Kuvendit dhe Qeverinë.

Shpresoj e besoj, ato që tash e një kohë jam duke i thënë, njerëzit ta kuptojnë. Kjo është rruga si ndërtohen institucionet, marrëveshjet politike duhet të ndërtohen para se të futen në Kuvend dhe ajo shumicë pastaj udhëheq në ndërtimin e institucioneve. Dhe po pres dhe po besoj që kjo shumë shpejt do të ndodhë”, tha ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More