Peci për seancën e sotme: Nuk jam Astradamusi, mund të ketë risi

nga D. V.

Ministri në detyrë, Faton Peci, ka deklaruar se si grup parlamentar kanë treguar gatishmëri për të dalë nga kjo bllokadë, duke ofruar zgjidhje, raporton Ekonomia Online.

“Tash unë nuk jam Astradamusi, mund të ketë risi. Ne jemi pushteti kujdestar, në detyrë, që do të thotë se ajo çfarë mund të presim për ndryshim, i takon kryesisht partive LDK, PDK, AAK dhe NISMA. Të gjithë deputetët tanë që po marrin pjesë, po votojnë në funksion të zhbllokimit të situatës dhe themelimit të institucioneve të vendit. Në dorë të partive që nuk kanë votuar deri tash është vendimi për të marrë pjesë apo jo. Deri sot, ato kanë treguar një qëndrim të ngurtë dhe mungesë vullneti për t’i dhënë Kosovës institucionet. Ne, si grup parlamentar, kemi ofruar zgjidhje.”

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More