Java nis me diell e përfundon me reshje – moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme

nga D. V.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se për pesë ditët e ardhshme moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me alternime të diellit, vranësirave dhe reshjeve të shiut.

Sipas IHMK-së, temperaturat do të shënojnë luhatje të lehta, ndërsa reshjet më të theksuara priten gjatë ditëve të enjte dhe të premte.

Parashikimi për pesë ditët:

E hëne – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare..

E marte- Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat nëpër disa vende të izoluara mund te sjellin ndonjë rigë shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.

E enjte- Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.

E premte- Mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu . Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More