​Shefi i Zyrës së BE-së bën thirrje për formim të shpejt të institucioneve

nga D. V.

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka bërë thirrje për formim të shpejt të institucioneve ta reja pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Ai tha se Bashkimit Evropian i duhet një partner në qeveri për të punuar dhe diskutuar së bashku për proceset integruese.

Përkitazi me këtë, Orav tha se heqja e masave ndëshkuese ndaj Kosovës ka filluar, andaj nevojitet një bashkëpunim i ngushtë me autoritetet në vend.

Megjithatë, ambasadori i BE-së në Kosovë nënvizoi nevojën për themelim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Këto komente Orav i bëri gjatë tryezës së diskutimit të mërkurën në lidhje me integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, të organizuar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike dhe Lëvizja FOL./kp/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More