Shkup, 31 maj – Të dhënat në vetvete, nëse nuk janë të krahasueshme, nuk janë të dobishme dhe ndryshimi midis të dhënave zyrtare dhe të gjitha të dhënave tjera është në metodologjinë e besueshme që përdoret, përkatësisht faktin se cilësia është testuar, se zbatohet një metodologji e miratuar ndërkombëtarisht me standarje të përshtatshme statisfikore dhe të dhënat janë me cilës të lartë dhe të krahasueshme me vendet tjera, thotë në intervistë për MIA-n drejtori i Entit shtetëror të statistikave, Dejav Stankov.
Një vendim i mirë fillon me një analizë të saktë statistkore, e prandaj, thekson Stankoc, vitit 2025 është shpallur viti i statistikave të Maqedonisë dhe me këtë raste organizohen disa ngjarje, aktivitete dhe punëtori me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e të dhënave zyrtare statistikore dhe përdorimin e tyre në miratimin e vendimeve dhe strategjive.
Për tetë dekada statistika e Maqedonisë është dëshmitar i ndryshimeve shoqërore, rritjes ekonomike, ndryshimeve demografike, rrjedhave sociale dhe çdo përpjekjeje si vend për të ndërtuar një të nesërmë më të mirë, kurse konfirmim i cilësisë dhe harmonizimit të të dhënave tona statistikore me ato evropiane, sipas Stankov është fakti se ato i nënshtrohen edhe një procesi transmetimi dhe validimi nga Eurostat dhe ajo që jemi anëtare e standardit më të lartë statistikor të Fondit monetar ndërkombëtar.
Statistika e Maqedonisë më 1 qershor shënon një përvjetor të rëndësishëm – 70 vite dhe me këtë rast MIA në intervistën që do të publikohet nesër, bisedon me drejtorin e ESHS-së, Dejan Stankov për disa teme, nga ajo se si matet inflacioni dhe indeksi i shpenzimeve së jetesës, për atë se si ESHS përgatitet për regjistrimin e ardhshëm të popullsisë dhe nëse digjitalizimi dhe intelegjenca artificiale janë aleat apo rival i statistikës.