A është BFI problemi në mungesën e marrëdhënieve me Arabinë Saudite?

nga Xh M

Shkup, 20 nëntor – A janë marrëdhëniet e prishura midis Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe udhëheqjes aktuale të BFI-së në Maqedoni arsyeja pse Republika e Maqedonisë nuk ishte e pranishme, në asnjë formë apo nivel, në konferencën ndërkombëtare të Iniciativës për Investime të Ardhshme (Future Investment Initiative – FII9), e mbajtur në Riad të Arabisë Saudite nga 27 deri më 30 tetor 2025?

Disa media në gjuhën shqipe në vend raportuan për marrëdhënie seriozisht të tensionuara midis BFI-së dhe autoriteteve të Mbretërisë së Arabisë Saudite, si dhe me ambasadën e Arabisë Saudite që mbulon edhe Maqedoninë e Veriut, me seli në Tiranë, Shqipëri. Mediat njoftuan për tensione aq të mëdha, saqë rrezikohet organizimi dhe udhëtimi për haxh të myslimanëve nga Maqedonia, të cilët me shumë gjasë tashmë i kanë paguar mjetet për haxhin e vitit 2026. Më konkretisht, rrezikohet anulimi i vizave që Arabia Saudite i lëshon nëpërmjet BFI-së së Maqedonisë.

Jemi dëshmitarë ditëve të fundit të një aktiviteti të shtuar diplomatik dhe kritikash të ndërsjella mes BFI-së së Maqedonisë dhe Ambasadës Saudite në Tiranë. Javën e kaluar, ambasadori saudit – me seli në Tiranë – erdhi në një vizitë urgjente dhe të paparalajmëruar në Shkup, ku u takua vetëm me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi. Vetëm dy ditë më vonë, Shaqir Fetai u thirr me urgjencë në Tiranë. Pse? Këtë do ta tregojë koha.

Tema e edicionit të 9-të të Iniciativës për Investime të Ardhshme (FII9), “Çelësi për prosperitet: Hapja e kufijve të rinj të rritjes”, mblodhi liderët më me ndikim të botës për të gjetur çelësin e prosperitetit global, duke hapur rrugë dhe zgjidhje të reja. Sot, prosperiteti nuk është më një rrugë lineare. Njerëzimi duhet të përballet me një sërë paradokse komplekse: paradoksin e progresit, ku zhvillimi krijon pengesa të reja; paradoksin e inovacionit, ku zbulimet e reja sjellin kufizime të tjera; dhe paradoksin e fragmentimit, ku integrimi global krijon ndarje të reja.

FII9 i trajtoi këto realitete jo si pengesa, por si mundësi për rritje.

Për fat të keq, Republika e Maqedonisë, për shkak të servilizmit të udhëheqjes së BFI-së, ashtu si shumë herë më parë, humbi një tjetër ngjarje të madhe ndërkombëtare, nga e cila si shtet do të kishim pasur përfitime të mëdha. Ndërkohë që ne merremi me paradoksin e BFI-së, fqinjët tanë morën pjesë në konferencë në nivelin më të lartë: presidenti i Bullgarisë Rumen Radev, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Ata u kthyen nga Riyadhi shumë të kënaqur dhe me suksese konkrete. Radev dhe Rama madje u krenuan publikisht për takimet e tyre dypalëshe me princin saudit Mohammed bin Salman. Rasti më i theksuar ishte ai i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ishte e shoqëruar nga kryetari i BFI-së së Kosovës, Na im Tërnava. Ajo u kthye nga Arabia Saudite me rezultate të shumta dhe të prekshme.

Ndërsa BFI-ja jonë… le t’u shërbejë për nder.

Plumi Veliu – ish-muftiu i Bitolës

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More