A ftoheni nëse dilni jashtë me flokë të lagur?

nga D V

Dalja jashtë me flokë të lagur është një situatë e njohur për shumë njerëz, veçanërisht gjatë mëngjeseve të nxituara.

Ndërsa disa e shohin këtë si një zgjedhje të parrezikshme, të tjerët besojnë se mund të shkaktojë probleme shëndetësore.

Shumë prej nesh e kemi dëgjuar shprehjen e famshme: Mos dilni jashtë në të ftohtë me flokë të lagur pasi do të ftoheni.
Kjo kryesisht rrjedh nga frika se ftohja e tepërt mund të na sëmurë, shkruan The Washington Post.

Nuk ka shumë të vërteta për këtë, por mund të mos jetë edhe plotësisht e rreme.

Ftohja e zakonshme, gripi dhe sëmundjet e tjera të frymëmarrjes, përfshirë COVID-19, shkaktohen nga viruset. Disa infeksione të sinuseve shkaktohen nga bakteret. Këto mikrobe zakonisht përhapen nga pikat e frymëmarrjes dhe nga grimcat e njerëzve që janë të sëmurë dhe mund t’i marrim duke prekur sipërfaqet e kontaminuara dhe më pas duke prekur sytë, hundën ose gojën.

Megjithatë, moti i dimrit mund të krijojë një mjedis më të këndshëm për mikrobet – si jashtë ashtu edhe brenda trupit tonë. Disa kërkime kanë sugjeruar se temperaturat e ftohta mund të ndihmojnë virusin e gripit të mbijetojë më mirë.

Temperaturat e ftohta mund të ndikojnë gjithashtu në sistemin tonë imunitar, duke na bërë më të ndjeshëm kur ekspozohemi ndaj mikrobeve.

Pra, nëse i përgjigjemi pyetjes apo shqetësimit paraprak, nuk mund të sëmuremi thjesht duke dalë jashtë në të ftohtë me flokë të lagur; kjo mund të ndodhë nëse kemi kontakt me një virus të ftohjes ose gripit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More