“A u takove me Radoiçiqin?”, Duda Balje thotë Jo, por e sfidon Kurtin: Hajde në Reçan

nga Xh M

Duda Balje, deputetja e SDU në një lidhje direkte në “Debat Plus” ka bërë thirrje publike ndaj kreut të Vv-së, Albin Kurti të cilin e ka ftuar në një dëgjim publik në Reçan. Balje tha se e përfaqëson komunitetin boshnjak dhe nuk është person e vetme.

“Kam kushte për të votuar qeverinë e Kurtit. Unë do të bëjë një dëgjim publik ku është I ftuar Albin Kurti në Reçani, me bisedu me boshnjak veç me tregu ditën dhe kohën. 4 vite nuk ka gjetë kohë me vizitu boshnjakët. Nëse boshnjakët thojnë jo, do them edhe unë jo. Nëse thonë po, do them po. Kam kërkesat e mia, sikurse krejt deputetët e tjerë. Nëse bën barazia mes deputetëve boshnjak, do ta votojë Kurtin me dy duart”, tha Balje.

Se a është takuar apo ka presione nga koka e terroristit, Milan Radoiçiqit, Balje tha e mohoj duke thënë shkurtimisht “jo, nuk kam presione të tilla”.

“Hajde bre kryeministër në Reçan. Publikisht krejtve, për dyshimet e juaja. Kjo është kërkesa e boshnjakëve. Le të bën barazi mes tre deputetëve në ekzekutiv”, tha Balje.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More