“Abdixhiku vazhdon të insistojë që të qëndrojë në opozitë”, thotë Mushkolaj

nga Xh M

Analisti, Imer Mushkolaj ka deklaruar se kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK], Lumir Abdixhiku po e vazhdon të e mbajë qëndrimin e tij politik se LDK-ja duhet të mbetet si parti opozitare dhe nuk parasheh ndonjë koalicion të mundshëm qeverisës me partinëLëvizja Vetëvendosje e cila ka fituar zgjedhjet e 9 shkurtit.

Mushkolaj tha se qëndrimi i LDK-së është i betonuar dhe nuk ka ndonjë interes bashkëpunimi partiak paszgjedhor. Ai në “Debat Plus” u shpreh se një koalicion i mundshëm mes PDK-së dhe LVV-së mbetet për t’u parë në vijim.

“Qëndrimi i LDK-së është betonuar, i thënë nga Lumir Abdixhiku se LDK-ja të qëndrojë në opozitë. Njëri nga partnerët opozitar nuk është I interesuar të bëjë qeveri. E vetmja alternative deri më tani se qeverisë do ta bëjë Vetëvendosja. VV-ja të e bëjë qeverinë nëse arrin numrin. Fillimisht PDK-ja ka pasur vija të kuqe por pastaj Hamza përmendi disa kufizime. Qeveria e VV-së do jet% e paqëndrueshme me një jetëgjatësi, 1vjeçare deri tek zgjedhja e Presidentes. Se a mund të ekzistojë vullneti të bëhet një qeveri VV-PDK. Ku deri më tani janë arsyetuar se deri të bëhen certifikimi i zgjedhjeve. Certifikimi i zgjedhjeve nuk ndryshon terrenin. E dijmë se kush ka fituar dhe cilët janë deputetët. Logjikisht, nëse partitë do të kishin qenë të interesuara të bëjnë qeverinë sa më shpejt dhe do të bëhej e mundur menjëherë kur përfundon certifikimi dhe vazhdohet ecuria tutje. Me situatën aktuale, nuk pres që çështjet të zgjidhen shpejt. Përkatësisht të rrjedh shpejt koha kur duhet të zgjidhet kryetari i kuvendit dhe rrjedhimisht caktimi i mandatarit dhe votimi i tyre”,

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More