Abdixhiku zotohet për investime prej 1.5 miliardë eurosh për Prishtinën

nga Xh M

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka publikuar një video ku shfaq nënshkrimin e një zotimi për një investim të madh prej 1.5 miliardë eurosh për kryeqytetin, Prishtinën.

Në këtë nismë, Abdixhiku ka theksuar disa projekte që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve të Prishtinës.

“1.5 miliard për Kryeqytetin! Projekte që ndikojnë jetën e secilit në Prishtinë! Për këto flasim sot; asgjë tjetër! Unaza, Spitali, Qendra e Sporteve, Parku Teknologjik, Mësimi Tërëditor, Komplekset Kulturore e Ngrohja Qendrore!”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More