Acarohen marrëdhëniet – G Bani tenton të godasë me grusht Gjestin

nga D V

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 nuk po mungojnë debatet e ashpra mes banorëve.

Një prej tyre është dhe ai i Gjestit dhe G Banit, të cilët e nisën ditën e së martës me një përplasje mes tyre.

Gjesti tentoi ta zgjonte G Banin duke i shkuar në krevat, me këtë të fundit që nuk e priti aspak mirë veprimin e banorit, teksa filloi ta ndiqte nga pas

Foto: Screenshot/YouTube

Edhe pse nuk pati fjalë midis tyre, në disa momente G Bani u duk sikur do të godiste me grusht Gjestin dhe gjithashtu i shkonte në fytyrë.

Këto pamje u bënë virale në platforma të ndryshme sociale duke u konsideruar si ‘dhunë’ nga ana e reperit.

Në shtëpi vlen të ceket se ndodhet edhe një zarf i zi, ku me këtë rast u anulua edhe televotimi.

Pritet të shihet se kush do të dalë dhe çfarë do të ndodhë me konkurrentët.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More