Shkup, 9 shator – Adnan Azizi, shef i Shtabit zgjedhor të VLEN-it, në hapjen e Shtabit zgjedhor në Çair tha se në garën për Çairin është kandidati i jonë Izet Mexhiti i cili flet për projekte konkrete dhe madhështore.
“Dalim me vepra konkrete, Izeti përpara ka një shoumen se sa të bëjë politikë. Ai di ta ndërrojë rolin, na e solli Vuçiqin, Daçiqin, gjeneralin serb, 9 pikëshin për ta kthyer Radojçiçin dhe kur del në opozitë fletë për botën serbe”, tha Azizi.
Ai mes tjerash shtoi: fjala Izet ka kuptimin burë dhe i fortë dhe nuk njeh humbje në asnjë gare, presim jo fitore të dyfishtë por të trefishtë. Urime na priftë e mbara, ka thënë Azizi.