Adnan Azizi: U mbrojt vullneti i popullit në Çashkë

nga D. V.

Shkup, 23 tetor – Shefi i shtabit të VLEN, Adnan Azizi, ka përgëzuar Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve për punën profesionale pas përfundimit të procesit zgjedhor në Komunën e Çashkës.

“Urime Çashkë! Përgëzoj KSHZ-në për punën profesionale, veçanërisht nënkryetarin Abdush Demiri i cili luftoi deri në fund për drejtësi. U mbrojt vullneti i popullit dhe iu dha haku drejtësisë,” ka shkruar Azizi në një reagim publik.

Ai i ka uruar sukses kryetarit të ri të Komunës së Çashkës, Suat Shaqirit, duke i dëshiruar “punë të mbarë dhe angazhim për të mirën e Çashkës.”

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More