Afrim Gashi takohet me ushtruesin e detyrës ambasador të Katarit, Rashid Bin Said Al-Hajarin

nga D. V.

Shkup, 29 shtator –  Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, u takua sot me Rashid Bin Said Al-Hajarin, ushtrues detyre ambasador i Shtetit të Katarit informon Tetovasot.

Gjatë takimit, Kryetari Gashi vlerësoi rëndësinë e diplomacisë parlamentare si një mekanizëm kyç për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe riafirmoi nevojën për bashkëpunim më të ngushtë midis Kuvendit të RMV-së dhe Këshillit Shura të Katarit. Ai gjithashtu dënoi sulmin e fundit në Doha, duke e cilësuar këtë veprim si shkelje të integritetit territorial dhe sovranitetit të Katarit dhe nënvizoi se veprime të tilla militante duhet të dënohen nga komuniteti ndërkombëtar.

Ambasadori Al-Hajarin theksoi se prioritet në të ardhmen duhet të jetë promovimi i bashkëpunimit ekonomik dhe forcimi i diplomacisë parlamentare midis dy vendeve.

Të dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi për zhvillimin e takimit dhe shprehën pritshmërinë që miqësia dhe bashkëpunimi mes dy shteteve të forcohet dhe të avancohet më tej në të ardhmen.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More