Agim Ademi me delegacion të FFK-së bëjnë homazhe te varri i Fadil Vokrrit në 7 vjetorin e vdekjes së tij

nga D. V.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka bërë homazhe sot në nderim të legjendës Fadil Vokrri, me rastin e 7-vjetorit të ndarjes së tij nga jeta.

Në këtë ceremoni përkujtimore, Ademi ishte i shoqëruar nga miku i madh i futbollit kosovar, Jerome Champagne, si dhe bashkëpunëtorë të tjerë nga FFK.

Delegacioni i Federatës vendosi kurora lulesh pranë varrit të Vokrrit dhe shprehu mirënjohje për kontributin historik të tij në zhvillimin dhe ndërkombëtarizimin e futbollit të Kosovës.

“Presidenti Agim Ademi, së bashku me mikun e madh të futbollit kosovar, Jérôme Champagne si dhe bashkëpunëtorët e tij, ka bërë homazhe te varri i legjendës Fadil Vokrri, në 7-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta”.

“Ata shprehen mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm të Vokrrit në afirmimin dhe zhvillimin e futbollit kosovar”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More