Agron Dedivanaj i ftuar në Lutjet e Mëngjesit në Washington

nga Xh M

Kryetari i Shoqatës ” Jehona e Malësisë” në Michigan, Agron Dedivanaj së bashku me zonjën e tij Sylvija Dedivanaj është ftuar dhe do të marr pjesë në Lutjet e Mëngjesit që organizohen nga kreu i Shtetit Amerikan në Washington.

Lutjet e Mëngjesit, do të mbahen me 5 dhe 6 shkurt të vitit e ardhshëm dhe do të bashkojë liderët dhe përfaqësuesit më të lartë politik, shoqëror dhe ekonomik nga më shumë se 140 shtete të botës, me praninë e Presidentit të SHBA-së dhe anëtarëve të Kongresit Amerikan.

Ftesat e vazhdueshme dhe të përvitshme nga majat e skenës politike dhe shoqërore amerikane kanë shumë domethënie për komunitetin shqiptarë në Amerikë, sepse kjo është konfirmim dhe dëshmi e përkushtimit të sinqertë dhe demokratik ndaj vlerave amerikane dhe properëndimore.

Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer përvoja dhe për të konfirmuar aleancën dhe partneritetin me mikun e përjetshëm të shqiptarëve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More