Ahmeti: Në vitin që vjen, do të vazhdojmë të luftojmë për barazi dhe për zhvillim

nga Xh M

Shkup, 31 dhjetor – Ali Ahmeti ka uruar vitin e ri 2025, duke thënë se viti që lam pas nga legjitimiteti u zëvendësua me servilizëm.

“Të dashur qytetarë,
Viti 2024 ishte një vit i mbushur me arritje, përballje dhe reflektime që kanë formësuar vizionin tonë për të ardhmen tonë më të ndritur.
Fillimviti shënoi një moment historik dhe një arritje të madhe për vendin tonë: për herë të parë, u zgjodh një Kryeministër shqiptar.
Ky moment nuk ishte vetëm një triumf i shqiptarëve, por edhe i gjithë
qytetarëve dhe një pasqyrim i maturisë së demokracisë sonë multietnike, duke dëshmuar në vepër se ky është vendi ynë i përbashkët, ku të gjithë popujt gëzojnë të drejta dhe privilegje të barabarta.
Po ashtu, zgjedhjet e këtij viti, të organizuara në një frymë demokratike, përforcuan besimin e qytetarëve në Frontin Evropian, i cili shënoi një fitore të madhe dhe pa ekuivoke.
Ky vit, po ashtu, na kujton edhe sfidat dhe padrejtësitë me të cilat u përball populli shqiptar.
Përfaqësimi legjitim u zëvendësua me servilizëm dhe instalim të individëve të përzgjedhur nga ata që ndërtuan tërë kauzën e tyre duke luftuar barazinë.
Muajt që lamë pas kemi parë përpjekje për të sfiduar gjuhën shqipe, të drejtën për vetë-identifikim dhe mekanizmat e përfaqësimit të drejtë e adekuat. Këto sulme kanë cënuar arritjet e Marrëveshjes së Ohrit, duke hapur plagë të reja në marrëdhëniet ndëretnike, duke krijuar paparashikueshmëri për të ardhmen e vendit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More