Ahmeti nga Kërçova: Shqiptarëve nuk mund t’u mohohet gjuha, historia dhe krenaria kombëtare

nga Redaksia

Kërçovë, 21 shtator – Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, në takimin me të rinjtë e Kërçovës, ka mbajtur një fjalim të fuqishëm, ku ka theksuar se shqiptarët në Maqedoni janë autoktonë dhe se të drejtat e tyre nuk mund të mohohen.

“Ta humbish integritetin dhe dinjitetin, është sikur t’ia marrish shpirtin e organizmit. Për fat të keq, kjo na ka ndodhur neve për këto 15 muaj. Na kanë goditur edhe në dinjitet, edhe në integritet,” u shpreh Ahmeti.

Ai kujtoi një episod të së kaluarës politike: “Çka më ktheu mua pas në konceptin tim, ishte kur e pashë udhëheqësin e VMRO-DPMNE-së së atëhershme që ia drejtonte dorën fotografisë së Fatmir Deharit dhe thoshte: Fatmir Dehari le të shkojë në Shqipëri po ta duaj Shqipërinë, por këtu është Maqedoni. Kjo është Maqedoni shqiptare dhe le ta dinë të gjithë.”

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More