Ahmeti nga Likova: Kanë frikë të krenohen me arritjet e UÇK-së

nga Xh M

Likovë, 10 tetor – Gjatë tubimin të Aleancës Kombëtare për Integrim, Ali Ahmeti, nga tubimi madhështor në Likovë, dha një mesazh të fortë dhe të drejtpërdrejtë ndaj atyre që, sipas tij, kanë harruar sakrificën dhe historinë e lavdishme të popullit shqiptar.

“Kanë frikë të krenohen me arritjet e UÇK-së. Ne nuk duam të na përsëritet e kaluara, sepse kemi vuajtur shumë. Këta që janë rritur me ‘keksa’, le të mendojnë mirë!”, deklaroi Ahmeti, duke iu referuar me tone të ashpra disa aktorëve të skenës aktuale politike.

Ai nënvizoi se Aleanca Kombëtare nuk e harron kurrë historinë, sakrificën dhe rrënjët nga ku ka lindur beteja për liri dhe barazi, ndërsa theksoi se të rinjtë e rritur pa kujtesë historike nuk mund ta udhëheqin me dinjitet të ardhmen e shqiptarëve.

Mesazhi i Ahmetit u prit me ovacione në tubim, duke dëshmuar edhe njëherë se përkrahja për Aleancën Kombëtare po rritet, sidomos në komunat simbol të rezistencës siç është Likova.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More