Ahmeti priti në takim përfaqësuesit e OSBE/ODIHR

nga D. V.

Shkup, 17 shtator – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot ka pritur në takim përfaqësuesit e OSBE/ODIHR, të udhëhequr nga Matteo Mecacci, Julia Mancin, Polona Zajec dhe Edin Shabani. Në këtë takim u bisedua për rëndësinë e organizimit të zgjedhjeve fer, të lira, demokratike dhe evropiane, si standard i domosdoshëm për shtetin tonë.

Postimi i plotë i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti:

Sot prita në takim përfaqësuesit e OSBE/ODIHR, të udhëhequr nga Matteo Mecacci, Julia Mancin, Polona Zajec dhe Edin Shabani.

Biseduam për rëndësinë e organizimit të zgjedhjeve fer, të lira, demokratike dhe evropiane, si standard i domosdoshëm për shtetin tonë. Maqedonia e Veriut ka ende hapësirë për të përmirësuar ambientin zgjedhor, për të garantuar barazi dhe drejtësi për të gjithë pjesëmarrësit.

Jam i bindur se diskursi politik duhet të mbështetet në argumente dhe vizion për të ardhmen e vendit, ndërsa përgjegjësia më e madhe për organizimin e procesit zgjedhor bie mbi pushtetin.

Ne si BDI do të vazhdojmë të japim shembullin tonë, duke mbrojtur standardet demokratike dhe perspektivën evropiane të vendit.

Ahmeti priti në takim përfaqësuesit e OSBE/ODIHR

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More