“Ai po tregon një nivel të jashtëzakonshëm”, Mastantuono pranon se Yamal është më i mirë se ai

nga D. V.

Sulmuesi i Real Madridit, Franco Mastantuono, ka folur me shumë sinqeritet për rivalin e tij nga Barcelona, Lamine Yamal, duke e vlerësuar si më të mirin ndër të dy.

Argjentinasi theksoi se është ende në fazë përshtatjeje në Madrid, por beson se shumë shpejt do të rikthehet në formën më të mirë.

“Sot, Lamine. Ai po tregon një nivel të jashtëzakonshëm, por unë sapo kam ardhur në Real Madrid, jam në një proces adaptimi që shpresoj të jetë i shpejtë në mënyrë që të mund të përshtatem me ritmin në Evropë dhe në Real Madrid. Shpresoj të jetë një histori e gjatë për t’u treguar, me shumë ndeshje si ajo e fundit që luajtëm, e cila ishte e jashtëzakonshme”, ka thënë 18-vjeçari.

Lamine Yamal vazhdon të konsiderohet si një nga talentet më të mëdha në botë në këtë moshë, ndërsa Mastantuono është ende në hapat e parë të karrierës së tij evropiane pas paraqitjeve mbresëlënëse me River Plate.

Sulmuesi argjentinas pati një nisje të fortë të sezonit, duke dhënë sinjale se mund të shpërthente në La Liga dhe në arenën evropiane, por forma e tij ka rënë së fundmi për shkak të një dëmtimi në zonën pubike, i cili ka ngadalësuar progresin e tij. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More