Kërçovë, 9 tetor – Bartësi i listës së koalicionit AKI, z. Ilir Rushani, së bashku me kandidatët për këshilltarë komunalë, zhvilluan një aktivitet të veçantë duke trokitur derë më derë për t’ua dorëzuar qytetarëve programin zgjedhor “Bashkë për Kërçovën”.
Ky veprim simbolik, por me mesazh të fortë, po realizohet për herë të parë në këtë formë në Kërçovë dhe synon të thellojë transparencën, afërsinë dhe komunikimin e drejtpërdrejtë me qytetarët.
Sipas z. Rushani, ky është një hap konkret që tregon se AKI dëgjon, bashkëpunon dhe vepron në terren, duke e vendosur qytetarin në qendër të çdo vendimmarrjeje.
“Ne besojmë se zëri i kërçovarëve do të jetë themeli i çdo vendimi në këshillin komunal. Programi ynë është i qytetarëve, për qytetarët dhe me qytetarët,” – u shpreh Rushani gjatë takimeve në terren.
Iniciativa “derë më derë” është pritur pozitivisht nga banorët, të cilët vlerësuan qasjen e drejtpërdrejtë dhe komunikimin e sinqertë të kandidatëve të AKI-së, duke theksuar se kjo formë kontakti rikthen besimin dhe ndjenjën e përfshirjes qytetare./tv.gurra