Akoma nuk dihet nëse janë plotësuar të gjitha vendet e lira në konviktet studentore të parapara me konkurs

nga Xh M

Shkup, 5 tetor – Javën që vjen përfundimisht do të bëhet e ditur nëse janë plotësuar të gjitha 4.264 vendet e lira në konviktet studentore. Nga Ministria e Arsimit informuan për Alsat se studentët e pranuar duhet të nënshkruajnë kontratën nëse do të akomodohen në kushtet ekzistuese që kanë konviktet. Disa nga studentët me të cilët bisedoi Alsat refuzojnë që vitet e studimeve t’i kalojnë në këto konvikte për shkak të kushteve jo të përshtatshme për mësim dhe banim.

Anketë me student

“Nuk jam në konviktin e studentëve, jam në banesë”

“Do të vendosem në banesë private. Për shkak të kushteve dhe kam më shumë liri. Do të kem edhe një shoqe”.

“Konviktet studentore në Maqedoni janë për askund. Është mëkat që studentët të mësojnë në mjedise kaq të degraduara që nuk janë vërtet njerëzore”.

Nga Konvikti Shtetëror Shkup thanë se asnjë student nuk do të mbetet në rrugë nëse plotëson kushtet për tu pranuar. Mirëpo, sipas drejtuesve të këtij konvikti, të gjithë dëshirojnë të vendosen në konviktin “Goce Dellçev” për shkak të kushteve më të mira. Shuma mujore që paguajnë studentët është rreth 3.500 denarë.

“Diku 3.400 ose 3.500 denarë në muaj, që nuk janë të mjaftueshme, por Ministria na vjen në ndihmë dhe kur kemi disa probleme financiare, na ndihmon t’i tejkalojmë ato. Shpresojmë që vitin tjetër ligji të ndryshojë dhe që pjesa financiare e konvikteve të përmirësohet në mënyrë që të mund të funksionojmë pa pritur ndihmë nga Ministria. Barra jonë më e madhe janë shërbimet. Kemi fatura shumë të larta për energji elektrike, ngrohje dhe ujë, dhe ministria na ka ndihmuar në këtë fushë”, tha Aleksandar Karovski, drejtor i Konviktit Shtetëror të Studentëve-Shkup.

Sipas konkursit, në konviktet studentore në Shkup, Shtip, Manastir, Tetovë, Ohër dhe Prilep janë të lira gjithsej 4.264 vende. Nga këto, 851 vende janë të destinuara për studentë të vitit të parë, ndërsa 3.413 për studentë në vitet e larta. Për shkak të rindërtimit që është në vazhdim, konviktet studentore “Kuzman Josifovski Pitu” dhe “Stiv Naumov” në Shkup mbeten të mbyllura, me njoftimin se do të pranojnë studentë nga semestri i dytë./Alsat.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More