Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ka ndodhur në fshatin Begrace të ë Kaçanikut.
“Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy vetura në lëvizje dhe për pasojë njëri nga drejtuesit i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin, për shkak të lëndimeve që ka pësuar, derisa ishte duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja. Po ashtu, si pasojë lëndime kanë pësuar edhe viktima femër kosovare -drejtuese e veturës dhe pasagjerja në veturën e saj. Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë u është dorëzuar familjarëve”, thuhet në njoftimin e Policisë.
