Aksident i rëndë në Shkup– shoferi del nga rruga dhe godet një familje me dy fëmijë

nga Xh M

Shkup, 24 tetor – Dje rreth mesditës, një shofer me veturë ka dalë nga bulevardi në lagjen e Shkupit, Novo Lisiçe, dhe ka goditur katër këmbësorë – anëtarë të një familjeje – para se të përplasej në një semafor, njoftoi policia.

Nga përplasja me automjetin “Opel Astra”, që drejtohej nga T.N. nga Shkupi, janë lënduar dy të rritur, G.K. (40) dhe M.K. (39), si dhe dy vajza të mitura.

Të lënduarit janë dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”, ku u janë konstatuar plagë trupore. Policia ka kryer hetim në vendin e ngjarjes, njoftojnë nga MPB.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More